Te nderuar/a,
Interpretimet te ne bëhen sipas asaj se si i konvenon dikujt, sipas asaj se si i imponohet ta interpretoj, nuk i beson kush askujt, secili paraqitet me i mençur se tjetri por një gjë është e qartë Bordi egzistues është funkional i zgjedhur nga Kuvendi Zgjedhor (Cikël Olimpik) dhe nuk është shkarkuar, askund në Statutin e FBK nuk mund ta gjeshë se me rastin e dorëheqjes së kryetarit bjen Bordi dhe me këtë nuk është funksional.
Nga ky Bord, shumë aktiv dhe funksional janë gjashtë nga të zgjedhurit,ndërsa edhe ata që kanë ofruar dorëheqje janë pjesë e Bordit sepse këtë dorëheqje duhet ta aprovoj Kuvendi.Nese nuk jemi legjitim pse nuk e kan dergue dokumentacionin diku tjeter po ne FBK, pse të tillët duan të janë pjesë e Kuvendit që po e organizon ky Bord. Këto paralelizma në shoqërinë Kosovare po e rëndojnë rëndë funksionimin institucional respektivisht tejet të dëmshme për sportin në këtë rast basketbollin. Anetaret e Bordit te emeruar nga kryetari jane legjitim sepse nuk i ka shkarkuar kryetari dhe jane me imunitet deri ne emerimin e kryetarit te ri. Vendimet mirren ne institucion e jo ne kafene sepse FBK eshte institucion i vetem i licencuar per basketbollin ne teresi.
Bordi i FBK-së, qëndron fuqishëm pas vendimeve të marrura në mbledhjen e datës 21.08.2013.
Bordi i FBK-së fton të gjitha klubet dhe shoqata që të marrin pjesë në Kuvendin Zgjedhor të organizuar nga Bordi i FBK-së me datën 24.08.2013 me fillim në ora 12:00 në Hotel "Sirius"dhe apelon të të gjithë delegatët që ky Kuvend të ketë rrjedhë sa më të mirë për të mirën e basketbollit.