Komisioni Arbitrar i FBK-së ka miratuar pjesshëm ankesën e KB Peja ndaj vendimit të Komisionit Disiplinor ndaj këtij klubi.
Sidoqoftë, Komisioni Arbitrar ka refuzuar pjesën e ankesës ku KB Peja kërkon që të vazhdojnë ndeshjet e plejofit dhe të mbetet anëtare e ETC Superligës.
Sipas këtij vendimi mbetet në fuqi gjoba financiare prej 2000 Eurosh, mbetet në fuqi dënimi për dërgimin e KB Peja në një rang më të ulët të garave, në këtë rast në Ligën e Parë, kurse zyrtarit të KB Peja Gazmend Pupovci dënimi i zbutet në gjashtë muaj mos ushtrim detyre, nga një vit sa ka qenë masa e shqiptuar nga Komisioni Disiplinor.
Vendimin e plotë të Komisionit Arbitrar mund ta gjeni në ueb faqen zyrtare të FBK-së, www.basketbolli.com. Në këtë link: Vendimi i Komisionit Arbitrar pë KB. PEJA