Reprezentacioni i Kosovës i grupmoshës U20 ka mbërritur në Szekesfehervar të Hungarisë ku nesër fillon Kampionati Evropian për këtë grupmoshë, Divizioni B.
Basketbollistët kosovarë pas akomodimit, zhvilluan edhe stërvitjen e parë në sallën "Vodafone Sports Center", ku nesër do të zhvillojnë ndeshjen e parë në këtë kampionat dhe do të përballen me Portugalinë.
Ndeshja më Portugalinë zhvillohet në ora 20:15.
Përveç Kosovës dhe Portugalisë, në grupin B bëjnë pjesë edhe Gjeorgjia, Luksemburgu dhe Mali i Zi.