Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Rikthehen ethet në elitën e basketbollit kosovar

  • Rikthehen ethet në elitën e basketbollit kosovar
19 Janar 2017

Të shtunën rikthehen ethet në Superligën e Kosovës në basketboll, pas një pushimi tri javësh. Në fakt stinori pranveror në elitën e basketbollit kosovar ishte paraparë të fillonte në fundjavën e kaluar, por moti shumë i ftohtë dhe palestrat “e ngrira” në vendin tonë, bënë që me kërkesë të klubeve dhe me miratimin e Bordit të FBK-së, fillimi i pjesës së dytë të edicionit të nisë me një javë vonesë.

Kështu me fillim të stinorit pranveror, adhuruesit e basketbollit kosovar do të kenë rastin të kënaqen me derbin që do të zhvillohet të shtunën në “Sezai Surroi” të Prizrenit me fillim nga ora 19:00, ku Bashkimi është nikoqir i Sigal Prishtinës.

Këto dy skuadra tashmë janë takuar katër herë, dy herë në kuadër të pjesës vjeshtore në Superligë dhe dy herë në kuadër të Ligës Ballkanike (BIBL). Bilanci aktual është 1:1 në garat në Kosovë dhe po ashtu 1:1 në BIBL.

Pikërisht për këtë arsye edhe pritet që të shtunën në Prizren të zhvillohet një tjetër përballje interesante ndërmjet këtyre dy ekipeve, edhe pse që të dyja e nisin fazën pranverore me ndryshime të mëdha në përbërjen me lojtarë. Sidoqoftë adhuruesit e basketbollit kosovar do të kenë rastin të kënaqen me lojë të mirë dhe me rivalitet në parket, ashtu sic jemi mësuar githmonë të shohim kur janë takuar këto dy klube.

Ndërkogë të shtunën do të luhen edhe dy ndeshje të tjera, ku në Mitrovicë, Trepca e pret Vllaznimin, kurse në Therandë, Rahoveci është nikoqir i Kerasan Prishtinës.

Të dielën në program është vetëm një ndeshje, ajo në Therandë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

Superliga e Kosovës – Xhiroja e 15-të

E shtunë

Trepca – Vllaznimi  17:00

Rahoveci – Kerasan Prishtina 18:00

Bashkimi – Sigal Prishtina 19:00

 

E diel

Golden Eagle Ylli – Peja 17:00