Konformë nenit 9. të Propozicioneve të Garave për IPKO-Kupën e Kosovës, të aprovuara nga Bordi i FBK-së, garat për IPKO-Kupën e Kosovës 2013/2014 do të zhvillohen:
1. KB Prishtina dhe KB Peja si pjesëmarrëse të Salamander-Kupës dhe Ligës ballkanike do të jenë në mënyrë direkte në pjesën final-6 të IPKO-Kupës;
2. Klubet tjera pjesëmarrëse në IPKO-Kupën e Kosovës do të ndahen në katër Grupe A,B,C dhe D, ku bartëse të grupeve do të jenë klubet me renditje më të suksesshme tabelare në pjesën e parë të kampionatit aktual dhe me anë të hedhjes së shortit do të përcaktohen ekipet nëpër grupe;
3. Në pjesën Final-6 do të takohen fituesit e grupeve dhe atë: A-D dhe B-C;
4. Me anë të hedhjes së shortit do të përcaktohen çiftet e pjesës së dytë Final-6 në të cilën do të marrin pjesë: KB Peja, KB Sigal Prishtina dhe fituesit e ndeshjeve A-D dhe B-C;
5. Fituesit e ndeshjeve të pjesës së dytë të Final-6 do të takohen në FINALE të IPKO-Kupës së Kosovës;
6. Të gjitha klubet pjesëmarrëse në garat e udhëhequra nga ana e FBK-së, janë të obliguara të marrin pjesë në IPKO-Kupën e Kosovës,në të kundërtën do të ndëshkohen me (-4) pikë në kampionatin aktual, konform nenit 14. të Propozicioneve të garave për IPKO-Kupën e Kosovës.
Komesari i garave,
Bajrush Ademi