Skuadra e RTV 21 ka shënuar fitore të madhe ndaj Trepçës sonte në Prishtinë për të dalë nga fundi i tabelës, me rezultat 88-77
Pas disfatës në xhiron e kaluar nga Kastrioti, RTV 21 ishte në vendin e fundit në klasifikim, por ekipi i udhëhequr nga trajneri Andin Rashica ka arritur që të mposht Trepçën sonte për të dalë nga kjo pozitë.
Grant Maxey ka qenë basketbollisti më efikas i skuadrës prishtinase, me 25 pikë të shënuara, derisa te mitrovicasit Alvaro Calvo dhe Samir Zekiqi me nga 19 pikë kanë qenë më të dalluarit.