Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

RTV 21 mposhtet edhe nga Besa

  • RTV 21 mposhtet edhe nga Besa
17 Nëntor 2013

Skuadra që po e përjeton vitin e parë në Superligë, Besa, ka arritur sonte që të mposht RTV 21-shin si mysafire në Prishtinë.

Kjo është fitorja e parë e ekipit të Boris Kurtovicit si mysafir në Superligë, derisa e dyta në kampionat. Në anën tjetër, RTV 21, ka përjetuar humbjen e gjashtë në kampionat dhe po vazhdon të befasojë për të keq këtë stinor.

Basketbollisti më i dalluar sipas pikëve në ndeshje ka qenë Kevin Dukes i Besës. Ai shënoi 22 pikë, derisa u ndihmua edhe nga i posaardhuri Brad Kanis i cili shënoi 21 pikë.

Në anën tjetër te ekipi humbës Brandan Jenkins me 18 pikë, Erris Nushi me 13 dhe Keith Gabriel me 12 të tjera nuk arritën të ndalnin skuadrën nga humbja e radhës.