15 Gusht 2016
Përfaqësuesja U-16 e Kosovës ka pësuar humbje të thellë nga Rumania me rezultat 89:52 në kuadër të Kampionatit Evropian U-16, Divizioni B, Grupi C që është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë.
Basketbollistët tanë prej fillimit të ndeshjes ishin në disfavor karshi rumunëve të cilët u treguan superior në këtë përballje.
Kosova ndeshjen e radhës në Grupin C do ta luaj të hënën me fillim nga ora 12:45 kundër Ukrainës.