26 Dhjetor 2013
Duke nisur nga muaji dhjetor 2013, FBK me anë të sponsorit të saj ETC do të shpërndajë edhe çmimin basketbollist i muajit, siç ka paralajmëruar më parë.
Kështu, pas votimeve të muajit dhjetor me pikë maksimale ka dalë Samir Shaptahovic i Pejës, i cili ka qenë bindshëm në vendim e parë pas votimeve të këtij muaji.
Samir Shaptahovic do të pranojë shpërblimin që i takon në ndeshjen e parë të stinorit pranveror.