Peja ka mposhtur RTV 21 sonte në ndeshjen ku Samir Shaptahovic dhe Fred House kanë regjistruar dyshifror të dyfishtë.
Ekipi i Slobodan Savovic ka arritur që të regjistrojë fitoren e 16-të në kampionat me rezultat 106-81, derisa Fred House ka shënuar 26 pikë e 11 kërcime në ndeshje, e ekipit i ndihmoi edhe Samir Shaptahovic me 18 pikë dhe 14 asistime.
Te RTV 21, drita e vetëm që shkëlqente ishte amerikani Jeniro Bush që u bë koshashënuesi më i mirë i ndeshjes në humbjen e ekipit të tij. Bush shënoi 30 pikë dhe ishte afër dyshifrorit të dyfishtë duke mos arritur që të regjistrojë edhe dy kërcime tjera për këtë statistikë. Ai i bëri 8 kërcime në Karagaç.
Peja tash ka bilanc 16 fitore e 2 humbje, derisa RTV 21 mbetet i parafundit vetëm në saje të koshaverazhit më të mirë se Kastrioti, me 3 fitore dhe 15 humbje.