Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku diplomoi në programin e FIBA-s, “Time-Out”

  • Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku diplomoi në programin e FIBA-s, “Time-Out”
31 Gusht 2018

Sekretarja e Përgjitshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku sot në Shtëpinë e Basketbollit në Gjenevë ka diplomuar në programin e FIBA-s, “Time-Out”.

Dushku ka diplomuar në progamin për Lidership dhe Menaxhment (nga Northumbria University/Angli), programin TASS (Angli, për tu bërë mentore në të ardhmen), si dhe në programin e FIBA-s, FIBA Menaxher Kualifikim.

Ky program është udhëhequr nga FIBA, derisa është mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Erasmus +, së bashku me disa federata partnere dhe Universitete.

Pjesëmarrës të këtij programi kanë qenë 75 basketbollistë/e dhe ish-basketbollistë/e nga Evropa.

Qëllimi i programit Time-Out është për t’i dal në mbështetetje basketbollistëve/e apo ish-basketbollistëve që do ta përfundojnë apo e kanë përfunduar karrierën e tyre, në mënyrë që në të ardhmen të bëhen menaxher në klube apo federata nga shtetet prej nga vijnë.