Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Selmani: Na duhet përkrahja e tifozëve

  • Selmani: Na duhet përkrahja e tifozëve
  • Selmani: Na duhet përkrahja e tifozëve
30 Shtator 2019

Një nga klubet më me traditë në basketbollin e Kosovës është Trepça. Mitrovicasit gjithmonë kanë luftuar për trofe, edhe pse në vitet e fundit janë përballur me shumë vështirësi. 

Trajneri i skuadrës, Ilir Selmani, ka folur për vështirësitë që kanë. “Përgatitjet i kemi filluar me vonesë, për shkak se, siç dihet këto vitet e fundit jemi duke u përballur me kushte të rënda financiare dhe kjo është arsyeja pse Trepça ndodhet në këtë gjendje aktualisht. Është e vështirë që të punohet profesionalisht, sepse për dy-tri javë nuk mundesh të përgatitësh skuadrën për një kampionat. Aktualisht kemi tre lojtarë të huaj në ekip dhe fatmirësisht i kemi mbajtur lojtarët vendorë përveç Samirit (Zekiqit) dhe jemi një numër i vogël i lojtarëve në rotacion, por në mesin e tyre janë edhe 3-4 lojtarë të rinj që vijnë nga grupmosha junior, që mua si trajner më gëzon ky fakt. Jemi duke u stërvitur dhe po mendoj që janë duke shkuar mirë stërvitjet dhe shpresoj që do të jemi të gatshëm për kampionat, edhe pse jo në formën më të mirë të mundshme”, është shprehur Selmani për faqen zyrtare të FBK-së, duke shtuar:

“Sa i përket synimeve me vet faktin se në çfarë gjendje jemi aktualisht, ne do të mundohemi të japim maksimumin e të bëjmë lojëra të mira, edhe pse do të kemi shumë vështirë, sepse të gjitha skuadrat kanë angazhuar nga 5-6 basketbollistë të huaj. Në këtë gjendje që jemi, na duhet përkrahja maksimale nga qytetarët e Mitrovicës dhe nga tifozët tanë ‘Torcida’ që ta tejkalojmë këtë gjendje, duke shpresuar në ditë më të mira për sportin mitrovicas, përkatësisht basketbollin, andaj i ftoj të gjithë të vijnë të na përkrahin”, shtoi tutje Selmani. 

Trepça në xhiron e parë ka pushuar, derisa të mërkurën do të përballet me Bashkimin.