Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Seminar i mirëseardhur për trajnerët kosovarë

  • Seminar i mirëseardhur për trajnerët kosovarë
24 Maj 2015

Sot në ambientet e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë është mbajtur seminari për trajnerë të basketbollit i organizuar nga Shoqata e Trajnerëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës (SHTFBK) në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Për shkak të ndryshimit të agjendës së vizitës në Kosovë, instruktori i FIBA-s, John Randy Haefner nuk ka ligjëruar në këtë seminar.

Ndërkaq ligjërues të seminarit ishin trajnerët, Masar Nixha dhe Fikret Shatri.

Në pjesën e parë të seminarit Nixha ka ligjëruar me temën: “Puna disavjeçare me basketbollistë”, kurse në pjesën e dytë Shatri ka ligjëruar me temën: “Puna me lojtarë shtatlartë (qendra)”.

Në këtë seminar morën pjesë rreth 30 trajnerë të kategorive dhe klubeve të ndryshme kosovare.

Kryetari i SHTFBK-së, trajneri Arben Krasniqi është shprehur i kënaqur me rrjedhën e seminarit: “Mendoj se temat e ligjëruesve ishin të qëlluara dhe të gjithë të pranishmit që ishin janë ndarë të kënaqur me gjithë atë që patën rast të shohin dhe të dëgjojnë. Ky seminar është i mirëseardhur për trajnerët kosovarë, ndërsa ne si Shoqatë planifikojmë që në fund të korrikut ose në fillim të gushtit të organizojmë seminarin e radhës me ligjërues edhe nga jashtë vendi”.