Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Seminar për trajnerë në fundjavë

  • Seminar për trajnerë në fundjavë
21 Shtator 2015

Shoqata e Trajnerëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës (SHTFBK) në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe FIBA Evropën organizon seminar dy ditor për trajnerë me datat 26 dhe 27.09.2015 (e shtunë dhe e diel) në Kolegjin Eurosport në Bardhosh.

Ligjërues i FIBA Evropës në seminar është prof. Nenad Truniç. Në seminar do të ligjërojnë edhe Danijel Lutz dhe Chris Dial.

Pjesëmarrja e trajnerëve është e obligueshme për marrjen e licencave për edicionin garues 2015/2016.

Participimi për pjesëmarrje në seminar është 15 euro.

Pagesa duhet të bëhet në xhirollogarinë e SHTBK-së:

Banka Kombëtare Tregtare, nr. i xhirollogarisë: 1904545006031124 

 

Agjenda e seminarit:

E shtunë (26.09.2015):

09:00-09:45 Paraqitja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve

10:00          Hapja e seminarit

10:15 – 11:45           Chris Dial

Ligjerata praktike: Ushtrimet themelore për lojtarët e grupmoshave të reja

12:00 – 13:00    Chris Dial

Ligjerata teorike: Sulmi tranzicional

 

E diel (27.09.2015):

10:00 - 11:30 Prof.Dr. Nenad Truniç

Ligjerata teorike: Principet bazike të planifikimit dhe periodizimit të stërvitjeve në periudhën përgatitore të një skuadre

11:45-13:15 Prof.Dr. Nenad Truniç

Ligjerata praktike: Ushtrime situacionale për zhvillimin e shpejtësise së të menduarit taktik të basketbollistit

13:30-15:00 Danijel Lutz

Ligjerata praktike: Principet e mbrojtjes kolektive