Të mërkurën do të zhvillohet xhiroja e nëntë e Superligës së Femrave.
Lideri Bashkimi, që të hënën pësoi humbjen e parë, do të ndeshet me Kastriotin. Skuadra prizrenase ka shtatë fitore dhe një humbje, derisa ajo ferizajase një fitore dhe shtatë humbje.
Edhe Vëllaznimi, që ka shtatë fitore dhe një humbje do të ndeshet me Trepçën, që ka një fitore dhe shtatë humbje. Si Vëllaznimi, ashtu edhe Bashkimi shihen favoritë për të shënuar fitore në këtë xhiro.
Duel më i barabartë shihet ndërmjet Penzës dhe Kosovahome Prishtinës. Skuadra pejane ka tri fitore dhe pesë humbje, kurse ajo prishtinase pesë fitore dhe tri humbje.
Superliga e Femrave - Java 9
E mërkurë
12:00 Kastrioti – Bashkimi
12:30 Vëllaznimi - Trepça
13:00 Penza - Kosovahome Prishtina