18 Maj 2015
Sharrcem Prishtina është shpallur kampione e TEB Ligës se Juniorëve për edicionin 2014/15. Në ndeshjen e tretë finale të luajtur në fundjavën që e lamë pas në kryeqytet, Sharrcem Prishtina e ka mposhtur Vushtrria Basketin me shifrat 100:83, për rezultatin në seri 3:0.
Seria finale ka kaluar në shenjë të basketbollistëve të Sharrcem Prishtinës, të cilët ishin më të mirë në të gjitha duelet dhe kështu me meritë arritën të stolisen me titullin e kampionit.