Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Shima: Liga Unike, ndër gjërat më të mëdha që i ka ndodhur basketbollit mbarëshqiptar

  • Shima: Liga Unike, ndër gjërat më të mëdha që i ka ndodhur basketbollit mbarëshqiptar
29 Shtator 2020

Një nga basketbollistët më të dalluar shqiptar në vitet e fundit është Gerti Shima. Ai ka luajtur për Bashkimin, Pejën dhe Sigal Prishtinën në Kosovë, kurse për Valbonën dhe Tiranën në Shqipëri.

Shima ka folur për krijimin e Ligës Unike ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit.

“Është një nga gjërat më të mëdha, që mund të them se i ka ndodhur basketbollit mbarëshqiptar. Kam shumë, shumë vite që në fillimet e karrierës sime, që dëgjoj për këtë ligë dhe më në fund u arrit në vitin 2020”, është shprehur Shima për faqen zyrtare të FBK-së.

“Besoj që kjo ligë do t’i jap shumë basketbollit nga të dy krahët sepse do të ketë më shumë ndeshje. Do t’i jepet mundësia shumë lojtarëve vendorë të luajnë dhe të marrin përvojën e duhur për më vonë në gara më të larta me klube apo dhe me kombëtaren”, shtoi tutje Shima.

Ai flet edhe se kush mund të përfitojë më shumë nga Liga Unike. “E kam thënë dhe vazhdoj të them që nga krijim i kësaj lige do të përfitoj më shumë Shqipëria nga të gjitha anët. Besoj që interesimi nuk ka për të munguar pavarësisht situatës që ndodhemi. Edhe në këtë rast do të marrim mësime nga skuadrat kosovare nga ana organizative, si nga ekipet, po ashtu edhe nga tifozët. Gjithashtu kryesorja edhe në afrimin e sponsorëve”, nënvizoi Shima, i cili ka luajtur për shumë vite në Kosovë dhe ishte i dashur shumë nga tifozët. “Më mungon shumë Kosova dhe e kujtoj me nostalgji, sepse kam kaluar jo më pak se gjashtë vite të suksesshme”, përfundoi basketbollisti i Tiranës dhe Kombëtares shqiptare.