U tërhoq shorti i Final Four të IPKO Kupës së Kosovës në basketboll.
Në prani të zyrtarëve të klubeve pas përcaktimit të ekipeve pjesëmarrëse të Final Four të IPKO Kupës së Kosovës u tërhoq shorti për ndeshjet e nesërme.
Kështu shorti përcaktoi një finale para finales ku do të takohen Sigal Prishtina dhe Peja, dy finalistë të edicionit të kaluar, derisa në përballjen tjetër takohen Bashkimi dhe Besa.
Orari i Final Four është si mëposhtë:
E shtunë:
17:00 - Bashkimi - Besa
20:00 - Sigal Prishtina - Peja
E diel:
20:00 - Finalja
Në short të pranishëm ishin kryetari i KB Besa, Onur Deçani dhe ai i KB Bashkimi, Shaqir Totaj, të cilët përcaktuan përballjen e parë mes ekipeve të tyre, derisa menaxheri i KB Sigal Prishtina, Edis Kuraja dhe kryetari i KB Peja, Art Gashi - mbetën për përballjen që mund të thuhet lirisht si finale para finales.