Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Shoshi: Tifozët ishin arma jonë më e fortë

  • Shoshi: Tifozët ishin arma jonë më e fortë
21 Gusht 2017

Basketbollisti i cili këtë verë iu bashkua Përfaqësueses së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (FBK), Lis Shoshi është shprehur i lumtur me gjithë atë që ka përjetuar gjatë këtyre 50 ditëve me ekipin e Kosovës.

Lis Shoshi, basketbollist i Përfaqësueses së Kosovës:

“Pas katër vjetevë jam kthyer në Kosovë, pasi që i kam përfunduar studimet në SHBA dhe jam shumë i lumtur që jam bashkuar me Përfaqësuesen e Kosovës me të cilën e kemi arritur një sukses të madh duke u kualifikuar tutje në mesin e 32 kombëtareve për të luftuar për të siguruar një vend në Kupën e Botës ‘Kina 2019’.

Ky është një sukses i madh jo vetëm për basketbollin e sportin, por për Kosovën në përgjithësi. Kosova tani e ka vënë një pikë në në hartën e basketbollit botëror dhe kjo është një e arritur shumë e madhe.

Kemi punuar shumë për çdo ditë për të arritur këtë sukses historik, kemi stërvitur pandërprerë, por nuk duhet harruar pa i përmendur tifozët që ishin lojtari ynë i gjashtë në ndeshjet si vendas.

Në momentet kur gjatë ndeshjes kishim rënie në rezultat ne i shikonim tribunat, ku shikuesit asnjëherë nuk rreshtën së përkrahuri, dhe kjo na motivonte që të luajmë edhe më mirë. Ata kanë besuar në ne, anda j edhe jemi të lumtur që ua kemi shpaguar besimin të gjithëve që kontribuan në këtë sukses”.