Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Shtyhen ndeshjet e Sigal Prishtinës në “play-off”

  • Shtyhen ndeshjet e Sigal Prishtinës në “play-off”
22 Prill 2015

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që të shtyjë ndeshjet e Sigal Prishtinës kundër Golden Eagle Yllit nga Theranda në kuadër të gjysmëfinaleve të “play-off”-it në ETC Superligën e Kosovës deri pas ndeshjes së dytë finale të Ligës Ballkanike.

Pas përfundimit të ndeshjes së parë finale të BIBL, Sigal Prishtina i është drejtuar FBK-së me kërkesë zyrtare për shtyrje të ndeshjeve gjysmëfinale me Golden Eagle Yllin me qëllim të përgatitjes sa më të mirë për ndeshjen e dytë finale që zhvillohet më 29 prill në Samokov të Bullgarisë.

Duke pasur parasysh rëndësinë shumë të madhe të ndeshjes së dytë finale dhe mundësinë që Sigal Prishtina të shpallet kampione e Ligës Ballkanike, Bordi i FBK-së e ka miratuar kërkesën e Sigal Prishtinës dhe e falënderon menaxhmentin e KB Golden Eagle Yllit për mirëkuptimin e treguar me këtë rast.

Ndeshjet e mbetura të serisë gjysmëfinale ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit do të zhvillohen pas datës 29 prill.