Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që edicioni i ri në Superligën e Kosovës të shtyhet për një javë. Pra garat në elitën e basketbollit kosovar nuk do të fillojnë më 1/2 Tetor, por më 8/9 Tetor.
Po ashtu garat janë shtyrë për një javë edhe në Ligën e Femrave, Ligën e Parë dhe Ligën e Dytë të Meshkujve, si dhe në të gjitha kategoritë e reja. Garat në këto liga është dashur të fillojnë më 8/9 Tetor dhe tani me vendim të ri të Bordit të FBK-së do të startojnë më 15/16 Tetor.
Një vendim të tillë Bordi i FBK-së e ka marr pas kërkesës së disa klubeve, pasi të njëjtat kanë deklaruar se nuk janë të përgatitura aq sa duhet për edicionin e ri dhe në këtë mënyrë FBK u ka dhënë edhe pak kohë për t’u përgatitur sa më mirë për sfidat që i presin në edicionin e ri 2016/17.