Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Shtyhet Turneu Final i Kupës

  • Shtyhet Turneu Final i Kupës
23 Shkurt 2015

Bordi i FBK-së, pas kërkesës së KB Golden Eagle Ylli ka vendosur që të shtyjë për një javë organizimin e Turneut Final të IPKO Kupës së Kosovës.

Datat e reja të Turneut Final të IPKO Kupës janë 6, 7 dhe 8 mars 2015.

Në kërkesën e KB Golden Eagle Ylli për shtyrje të Turneut Final të Kupës thuhet se ky klub ka nevojë për afat shtesë me qëllim që të përgatitet sa më mirë për organizimin e këtij turneu.

KB Golden Eagle Ylli ka paraparë që para fillimit të Turneut Final në palestrën 13 qershori të montojë tribuna teleskopike që do ta rrisnin kapacitetin e sallës për 400 ulëse, të krijojë hapësira të veçanta për mysafirë VIP dhe për gazetarë dhe ka premtuar se afati prej një jave shtesë do të mjaftojë që të përfudnojnë të gjitha këto punime.

Kërkesë zyrtare për shtyrje të Turneut kishte paraqitur edhe Sigal Prishtina me pretekstin se në mesjavë luan ndeshje të rëndësishme në ligën ballkanike BIBL.

Shtyrja e Turneut Final të Kupës do të thotë se këtë fundjavë zhvillohen xhirot e radhës në ETC Superligë, ETC Ligën e Femrave dhe Ligën e Parë A dhe B.