Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Shumë spektakël në organizimin e ‘3x3 Prishtina’

  • Shumë spektakël në organizimin e ‘3x3 Prishtina’

7 Shtator 2020

3x3 Prishtina, njëra nga ngjarjet më atraktive në Prishtinë është mbajtur të dielën, ngjarje e cila u mbajt për herë të tretë me radhë në qytetin e Prishtinës. 3x3Prishtina, ngjarje kjo e cila bashkoi Streetball-in me Hip-Hop, dje bashkoi shumë sportistë dhe adhurues të sportit të basketbollit dhe shumë personazhe publike.

Ky aktivitet është përkrahur edhe nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), duke i ndihmuar me pajisje, fusha, topa, gjyqtarë, etj.

Pjesëmarrës ishin 10 ekipe ku morën pjesë ekipet nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore. Ekipi fitues ishte ‘The Answer’ nga Shkodra, që arritën në finale kunder skuadrës ‘Alfa L’ nga Istogu.

Ngjarja ofroi shumë atraksione dhe dinamika të ndryshme përmes ‘Dunk Challenge’ të cilën e fitoi Kujtim Ujkani, ‘Three-Point Challege’ të cilën e fitoi Alban Latifaj, si dhe performanca nga Lumi B për audiencën prezente.

Kësaj radhe, 3x3 Prishtina International Satellite Tournament, e lincensuar nga FIBA 3x3, u mbajt me numër të limituar të shikuesve shkaku i situatës së krijuar nga Covid-19, duke marrë masa për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

Emri i 3x3 mori bujë të madhe ku u pa tek shumë persona me renome, media të ndryshme dhe në rrjetet sociale të shumë miqve, familjarëve dhe bashkëpuntorëve të 3x3 Prishtina. Ngjarja e 2020-ës e është bëre ende më atraktive me organizimin e shumë lojërave shpërblyese, lansimin e fanellave të dizajnuara në frymën sportive dhe urbane, lansimin e linjës së re e rrobave të dizajnuara me motivet e hyjneshës në fron, simbol i cili përfaqëson kryeqytetin dhe 3x3.