Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e 17-të në ETC Superligë.
Liderja aktuale e ETC Superligës, Sigal Prishtina, ka shënuar fitore ndaj Besës sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Ekipi i Marin Dokuzovskit ka qenë më i mirë se ai i Fabian Gjukës, që në fund fitoi me 25 pikë epërsi, me rezultat përfundimtar 94-69.
Blerim Mazreku me 25 pikë e 11 kërcime ka qenë më i dalluari te ekipi fitues, derisa pas tij janë dalluar sipas pikëve edhe Dardan Berisha e Alban Veseli me nga 13 të shënuara.
Te ekipi humbës më efikas ka qenë Nakia Miller me 25 pikë dhe 12 kërcime.
Kjo ka qenë fitorja e shtatëmbëdhjetë e Sigal Prishtinës në ETC Superligë, krahas 1 disfate që e kanë derisa Besa ka pësuar humbjen e 12-të, krahas 6 fitoreve.