Sigal Prishtina ka triumfuar ndaj Pejës në derbin e xhiros së XXIII të Superligës së Kosovës në basketboll me rezultat 79:73.
Prishtina që nga fillimi i ndeshjes ishte më dominuese, duke udhëhequr në epërsi gjatë gjithë kohës.
Skuadra bardhekaltër krijoj epërsinë më të madhe në çerekun e tretë prej 19 pikëve,që i dha siguri të mjaftueshme ekipit nikoqir, por në dhjetëminutëshin e fundit Peja u këndell disi,ku arriti të ngushtojë rezultatin deri në 6 pikë, por që nuk mjaftoi për të fituar edhe ndeshjen.
Drilon Hajrizi dhe Nenad Deliq ishin më të merituarit për fitoren e Prishtinës duke shënuar nga 25 pikë secili,ndërsa te Peja më efikasi ishte Alban Veseli me 22 pikë.