Sot në Mies të Zvicrës është tërhequr shorti për raundin kualifikues të Basketball Champions League, ku skuadra nga Kosova, Sigal Prishtina e ka mësuar emrin e kundërshtarit të saj.
Kampionia në fuqi e Kosovës dhe fituesja e Kupës së Kosovës për edicionin 2016/17 në raundin e parë kualifikues do të përballet me skuadrën Tsmoki Minsk nga Bjellorusia.
Sigal Prishtina ndeshjen e parë do ta luaj si nikoqire, kurse të dytën si mysafire prej 19-21 shtator 2017.
Në edicionin 2017/18 në Basketball Champions League do të garojnë 32 skuadra, prej tyre 24 e kanë siguruar kualifikimin direkt, kurse 8 të tjera do të kualifikohen pas zhvillimit të ndeshjeve kualifikuese me vajtje-ardhje.