Sigal Prishtina ka triumfuar në derbin e xhiros së tetë në Superligën e Kosovës, duke e mundur Bashkimin nga Prizreni të dielën mbrëma në kryeqytet.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 100:84 (25:20, 25:25, 20:24, 30:15).
Ashtu sic është pritur ndeshja ishte e barabartë që nga fillimi, por ishte cereku i katërt ai në të cilin shkëlqyen nikoqirët dhe kështu bënë që dueli të përfundoj me 16 pikë epërsi në dobi të tyre.
Në këtë mënyrë Prishtina arriti t’i hakmerret Bashkimit për humbjen e pësuar në start të edicionit, derisa për prizrenasit kjo është humbja e parë pas tetë xhirove të luajtura.
Më të dalluarit te bardhekaltrit ishin Bojan Trajkovski me 31 pikë, Malcolm Rhett me 18 pikë dhe Drilon Hajrizi me 12 sosh, kurse në anën tjetër te portokallinjtë më efikasit ishin Kejuan Johnson me 28 pikë, Ermin Jazvin me 14 dhe Marko Popovic me 13 sosh.