Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina e përmbylli me fitore aventurën evropiane

  • Sigal Prishtina e përmbylli me fitore aventurën evropiane
23 Nëntor 2016

Sigal Prishtina e ka përmbyllur me fitore aventurën e saj në Grupin H të FIBA Europe Cup, pasi të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet në kuadër të xhiros së gjashtë ka triumfuar ndaj skuadrës ruse Enisey me rezultat 87:80 (20:18, 21:17, 20:18, 26:17).
Prej fillimit të takimit u zhvillua një luftë e barabartë në parket, deri në cerekun e katërt, atëherë kur Sigal Prishtina ishte më e mirë se kundërshtari dhe kështu në fund arriti të shënojë fitore përballë rusëve të Enisey-t.
Më i dalluari te nikoqirët ishte Andrew Lawrence me 24 pikë, 4 asistime e 6 topa të vjedhur, kurse te mysafirët më efikasi ishte Vladislav Trushkin me 16 pikë, 10 kërcime e 3 asistime.
Për Prishtinën kjo ishte fitorja e vetme që e realizoi në Grupin H të FIBA Europe Cup, pas pesë disfatave radhazi. Bardhekaltrit janë mundur 2 herë nga Demir Insaat (Turqi), 2 herë nga Rilski Sportist (Bullgari) dhe 1 herë nga Enisey (Rusi).
Me këtë fitore Prishtina është përshëndetur nga garat në FIBA Europe Cup dhe tani do të përqëndrohet në garat e Superligës së Kosovës, kur të shtunën e pret Pejën në derbin e xhiros së nëntë, derisa të hënën është mysafire e Bashkimit në Prizren në kuadër të Grupit A të Ligës Ballkanike.
Krahas Sigal Prishtinës edhe Peja ka garuar në edicionin 2016/17 të FIBA Europe Cup, ku në Grupin G arriti të shënoj edhe ajo një fitore, derisa pati gjithashtu 5 disfata. Edhe verdhezinjtë janë eliminuar nga garat e mëtutjeshme të FIBA Europe Cup dhe tani gjithë fokusin do ta kenë në elitën e basketbollit kosovar dhe në BIBL.