Skuadra e Sigal Prishtinës ka fituar titullin e kampionit të ETC Superligës pasi që mposhti Pejën edhe në ndeshjen e tretë me radhë të finales së Play-Offit të ETC Superligës.
Sonte me rezultat 74-65 bardhekaltërit ia morrën titullin verdhezinjëve, që ishin kampion në fuqi, derisa Dardan Berisha me 30 pikë ka qenë basketbollisti më efikas i ndeshjes.
Me këtë fitore Sigal Prishtina ka fituar të gjithë titujt në konkurrencën e meshkujve në basketbollin kosovar këtë stinor duke futur në muze, Superkupën, Kupën dhe sonte edhe trofeun e Kampionit të Kosovës.