Sigal Prishtina ka arritur që të mposht Pejën 72-66 në ndeshjen e parë të serisë finale të Play-Offit të zhvilluar sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet.
Prishtinasit kanë krijuar epërsi të madhe në pjesën e parë të ndeshjes, ku kaluan 15 pikë në epërsi, derisa përkundër mundit të kampionit aktual në pjesën e dytë, fitorja u takoi bardhekaltërve në fund, me 6 pikë diferencë.
Blerim Mazreku ka qenë koshashënuesi më efikas i takimit me 20 pikë të shënuara, derisa Gerti Shima i Pejës, me 19 pikë të shënuara, ka qenë më i dalluari te ekipi humbës.