Sigal Prishtina ka arritur të shënojë edhe fitoren e dytë me radhë në BIBL duke e mposhtur kundërshtarin nga Bullgaria, Balkan.
Skuadra fituese aktuale e Kupës dhe Superkupës kosovare në basketboll, Sigal Prishtina, ka shënuar fitore me një lojë mahnitëse prej fillim deri në fund duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 89-71.
Te skuadra nga kryeqyteti më të dalluar kanë qenë sa i përket pikëve të shënuara, Dardan Berisha, pastaj Kendrick Jones dhe qendra Blerim Mazreku.
Prishtina është lidere aktuale e ligës ballkanike në basketboll me dy fitore dhe me koshaverazh më të mirë sesa kundërshtarët tjerë.