15 Janar 2014
Skuadra e Sigal Prishtinës është mposhtur pas vazhdimeve ndaj Levski Sofias në kryeqytetin e Bullgarisë sonte, 91-87.
Levski ka nisur ndeshjen duke krijuar epërsi të konsiderueshme, por prishtinasit kanë arritur ta rikthejnë ndeshjen derisa në fund pranë rezultatit 77-77, takimi shkon në vazhdime.
E pas vazhdimeve 5 minutëshe ekipi bullgar u tregua më i mirë dhe e mposhti Sigal Prishtinën.
Sigal Prishtina pas kësaj humbjeje ka 5 fitore krahas 3 humbjeve në kuadër të BIBL.