Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike

  • Sigal Prishtina në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike
2 Mars 2016

Sigal Prishtina është skuadra e parë, e cila e ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL). Kampionët në fuqi të BIBL-it e kanë shënuar fitoren e katërt radhazi në Grupin D duke e mposhtur Kozuv-in nga Gjevgjelia e Maqedonisë me rezultat 74:56, në ndeshjen e zhvilluar të martën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.

Prej fillimit të takimit ishin nikoqirët ata që e kanë diktuar ritmin e lojës dhe kështu me lehtësi kanë arritur t'i mposhtin maqedonasit, të cilët janë duke luftuar për një vend në gjysmëfinale të BIBL-it, së bashku me Pejën dhe Levski-n.

Mohamed Abukar ishte koshashënuesi më i mirë në radhët e Prishtinës me 22 pikë, kurse Andreë Warren ka kontribuar me 14 pikë.

Në anën tjetër te Kozuv-i kanë munguar dy lojtarët kyç, Brandon Penn dhe Ivan Todoroviç dhe kjo ka ndikuar dukshëm në performancën e ekipit të trajnerit Marjan Ilievski, i cili deri pak muaj më parë e ka drejtuar Sigal Prishtinën. Kjo e fundit me Ilievski-n në krye e ka fituar titullin e kampionit në Ligën Ballkanike, duke hyr kështu në histori të basketbollit, por edhe sportit kosovar në përgjithësi.  

Te Kozuv-i më efikasi ishte Aleksandar Raduloviç me 22 pikë dhe 16 kërcime.