Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina në Grupin K të FIBA Europe Cup

  • Sigal Prishtina në Grupin K të FIBA Europe Cup
4 Gusht 2015

Shorti inaugurues për FIBA Europe Cup, nivelin e dytë të garave të FIBA-s në Evropë sa i përket klubeve në konkurrencën e meshkujve, është mbajtur pasditen e së martës në Freising të Gjermanisë.

56 ekipe nga e gjithë Evropa do të garojnë në garën e re të klubeve të FIBA Evropës, prej të cilave 17 sosh janë kampion të shteteve të tyre, kurse 13 janë nënkampion në kampionatet e tyre përkatëse nga edicioni i kaluar.

Emri i garës  është zbuluar gjithashtu të martën.

"Kur duhet të emërtoni një garë, faktorët kyç që duhet të merren në konsideratë janë që emri duhet të jetë i lehtë për t'u mbajtur mend, i njohur dhe që e përfaqëson FIBA-n si organizatë. Unë besoj se FIBA Europe Cup i kompleton të gjitha synimet tona. Unë jam i emocionuar me drejtimin e ri që po e merr kjo garë”, ka thënë drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak para përfaqësuesve të klubeve në prag të tërheqjes së shortit.

Ekipet janë ndarë gjeografikisht në dy Konferenca, që gjithashtu është marr parasysh edhe numri i ekipeve pjesëmarrëse nga secili shtet. Secili klub do të luaj me tri skuadrat e grupit të tij ndeshjet brenda dhe jashtë, gjatë edicionit të rregullt, kurse dy ekipet e para do të avancojnë për në raundin tjetër, atë të 32 klubeve. Edhe në këtë nivel garat do të jenë të ngjashme me ato të edicionit të rregullt, ku dy skuadrat e para të secilit grup do të vazhdojnë për në raundin e fundit, atë të play-off-it, ku marrin pjesë 16 ekipe.

Final Four-i do të zhvillohet prej 29 prill deri më 1 maj 2016. 

Ekipi i vetëm kosovar që do të bëjë gara në këtë ligë, Sigal Prishtina është pjesë e Konferencës 2, kurse do të garoj në Grupin K së bashku me Energia Targu Jiu (Rumani), BC Astana (Kazakistan) dhe AEK Larnaca (Qipro).