Sigal Prishtina nis edicionin pranveror të ETC Superligës me fitore.
Skuadra e Sigal Prishtinës ka nisur mbarë stinorin pranveror të ETC Superligës sot. Djelmoshat e trajnerit Ceyhun Cabadak kanë mposhtur sot Dritën në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.
Sigal Prishtina ka qenë tejet e fortë për Dritën duke i shkaktuar humbje të thellë me rezultat përfundimtar në semafor 134-71.
Dardan Berisha dhe Tay Waller kanë qenë më efikasit te Sigal Prishtina derisa te Drita është dalluar Fisnik Mehmeti më së shumti.
Me këtë fitore, Sigal Prishtina merr kreun e tabelës së ETC Superligës duke e ngritur bilancin në 14 me 1 në favor të fitoreve, derisa Dritës i shtohet edhe një humbje dhe tash kanë bilancin 6 me 9 në favor të disfatave.
Ndeshjet tjera të ETC Superligës janë shtyer për javën e ardhshme sipas njoftimit nga takimi i sotëm ndërmjet drejtuesve të FBK-së dhe kryetarëve të klubeve.