Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina një hap afër finales së madhe

  • Sigal Prishtina një hap afër finales së madhe
2 Maj 2015

Sigal Prishtina ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të"play-off"-it në ETC Superligën e Kosovës kundër Golden Eagle Yllit nga Theranda. Takimi i zhvilluar sot në palestrën “13 Qershori” ka përfunduar me rezultat 88:81 (26:16, 22:17, 23:29, 17:19) në të mirë të skuadrës mysafire.

Më efikasit te Prishtina ishin Jordan Hulls me 22 pikë, Dardan Berisha me 20 dhe Blerim Mazreku me 14 sosh. Në anën tjetër te Ylli më të dalluarit ishin Najee White me 27 pikë, Derrick Washington me 17 dhe Urime Zenelaj me 15 pikë.

Edhe në ndeshjen e parë të luajtur më 18 prill në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë patën triumfuar kryeqytetasit, por atëbotë me shifrat 108:90.

Ndërkaq dueli i tretë ndërmjet këtyre dy ekipeve do të zhvillohet në mesjavën e ardhshme. Në rast se Prishtina shënon fitore edhe në ndeshjen e tretë, atëherë do të plasohet në finalen e madhe, ku e pret ballafaqimi me Pejën. Kjo e fundit në gjysmëfinalen tjetër e ka eliminuar Kosova e Re Bashkimin nga Prizreni me rezultatin në seri 3:1.

Duhet theksuar se Sigal Prishtina është kampione në fuqi e elitës së basketbollit kosovar, ndërsa Peja është fituese e Ipko Kupës së Kosovës për edicionin 2014/15.