Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina optimiste për ndeshjen e parë finale ndaj Mornar-it

  • Sigal Prishtina optimiste për ndeshjen e parë finale ndaj Mornar-it
  • Sigal Prishtina optimiste për ndeshjen e parë finale ndaj Mornar-it
11 Prill 2016

Sigal Prishtina është përgatitur në të gjitha aspektet për ndeshjet finale të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL). Një gjë të tillë e kanë konfirmuar trajneri i bardhekaltërve, Antonis Constantinides dhe një ndër lojtarët më të dalluar, Mohamed Abukar, në një konferencë për media të organizuar një ditë para ndeshjes së parë finale kundër Mornar-it, e cila do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Takimi i kthimit do të luhet më 20 prill në Tivar të Malit të Zi.

Biletat për ndeshjen e nesërme do të dalin në shitje në ora 15:00, kurse dyert do të hapen në ora 17:30, për shkak se pritet interesim shumë i madh. Së bashku me bileta, sponsori i Prishtinës, “Ulker” do të shpërndajë edhe nga një dhuratë, kurse midis dy pjesëve të lojës do të ketë edhe shumë dhurata të tjera nga sponsorë të ndryshëm të Prishtinës. Të gjitha këto i ka bërë të ditura Luan Maloku, menaxher i Sigal Prishtinës.

Antonis Constantinides, trajner i Sigal Prishtinës: “Jemi shumë të lumtur dhe shumë krenarë që për herë të dytë radhazi Prishtina është në finale të Ligës Ballkanike. Po ashtu mund të them se e kemi merituar 100% që të jemi në finale, sepse në pjesën e dytë të edicionit kemi luajtur shumë mirë dhe kemi treguar basketboll cilësor. Do të jenë këto dy finale shumë të vështira si për ne, ashtu edhe për kundërshtarin, skuadrën e Mornar-it. Unë e respektoj ekipin malazez, pasi që ka kualitet dhe këtë e dëshmon fakti se është radhitur në finale, por unë mund të them se ne kemi skuadër më të mirë dhe luajmë basketboll më të mirë, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ata kanë rotacion më të mirë, pasi kanë lojtarë më shumë në përbërje, ndërsa unë si trajner do të mundohem ta gjej një zgjidhje për këtë përparësi të kundërshtarit. Po ashtu në kërcimet në sulm ata janë shumë të mirë dhe ne do të mundohemi që mos t’u japim hapësirë në këtë aspekt të lojës. Unë jam shumë optimist për këto dy ndeshje finale dhe një gjë të tillë e kam parë edhe në sytë e lojtarëve të mi, andaj besoj se së pari do të kryejmë punë këtu në kryeqytet të martën dhe më pas edhe në fushën e Mornar-it. Në të njëjtën kohë besoj se tifozët tanë me atmosferën që do ta krijojnë do t’ua bëjnë jetën më të vështirë kundërshtarëve, ndërsa ne do të na japin energji dhe motivim për të triumfuar. Ka ardhur koha që punën tonë ka kurorëzojmë me sukses”.

Mohamed Abukar, basketbollist i Sigal Prishtinës: “Jemi shumë të emocionuar para dy ndeshjeve finale. Së pari do të mendojmë se si të fitojmë të martën dhe më pas edhe në ndeshjen e kthimit. Ka qenë një edicion i vështirë dhe tani ka ardhur koha që ta fitojmë këtë trofe. Kemi punuar shumë dhe e meritojmë vendin në finale, por edhe titullin në Ligën Ballkanike. Nëse luajmë të fokusuar që nga fillimi e deri në fund të takimit jam shumë optimist se do të dalim triumfues të martën nga palestra dhe më pas do të shkojmë në Mal të Zi të kryejmë punë edhe atje dhe kështu ta fitojmë titullin”, është shprehur Abukar.

Duhet theksuar se  bardhekaltrit janë kampionë në fuqi të BIBL-it, pasi në edicionin e kaluar e kanë mposhtur ekipin bullgar, Rilski Sportist në dy takimet finale.