Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina, pa problem ndaj Trepçës

  • Sigal Prishtina, pa problem ndaj Trepçës
7 Prill 2014

Fituesja e Kupës së Kosovës në basketboll dhe pjesëmarrësja në Final Four të ligës ballkanike, Sigal Prishtina ka arritur që lehtazi sot të mposht rivalen e saj Trepça.

Bardhekaltërit kanë dominuar gjatë gjithë takimit për të arritur diferencë të lartë në përfundim të tij, 102-56.

Ndër më të dalluarit sa i përket pikëve të shënuara në ndeshje ka qenë Tay Waller te ekipi fitues me 18 pikë, derisa pas tij kanë ardhur bashkëlojtarët si Edmond Azemi me 14 dhe Kendrick Jones me 12 pikë.

Te mitrovicasit, që me humbjen e sontme kanë rënë në vendin e katërt të tabelës, duke ia lënë vendin e tretë Bashkimit, më efikas ka qenë spanjolli Alvaro Calvo me 19 pikë të shënuara, që bashkë me Fikret Handzicin me 12 pikë, kanë qenë basketbollistët e vetëm të ekipit gjelbër-e-zi që kanë arritur të shënojnë pikë dyshifrore.

Në xhiron e radhës, Sigal Prishtina do të luaj ndaj RTV 21, që po lufton për mbijetesë, derisa Trepça do ta pret Besën e Pejës.