Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina për fitoren e dytë radhazi në BIBL

  • Sigal Prishtina për fitoren e dytë radhazi në BIBL
18 Janar 2016

Sigal Prishtina të martën është  nikoqire e ekipit nga Stara Zagora e Bullgarisë, Beroe në kuadër të Grupit A të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL). Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Në duelin e parë të luajtur në tetor të vitit të kaluar në qytetin bullgar patën triumfuar prishtinasit me rezultat 80:73. Prishtina deri më tani ka regjistruar 3 fitore e 2 humbje në Grupin A me gjithsej 8 pikë të grumbulluara, 3 më pak se Mornar-i që e kryeson tabelën.

Sigal Prishtina e ka nisur vitin 2016 me këmbë të mbarë pasi një javë më parë ka triumfuar në Bari të Malit të Zi ndaj Mornar-it, skuadër kjo që është lidere e Grupit A duke ia shkaktuar kështu edhe disfatën e parë malazezëve.

Trajneri i bardhekaltërve, Antonis Constantinides dëshiron që ekipi i tij të fitoj në çdo ndeshje: “Të gjitha ndeshjet për ne janë të njëjta. Ne duam të fitojmë në çdo duel, po ashtu duam të bëhemi çdo herë e më të mirë. Lojtarët kanë filluar të përshtaten me filozofinë e lojës time dhe kjo është mirë. Në mbrojtje duhet të punojmë shumë, sepse vetëm kështu mund t’i fitojmë të gjitha takimet”.

Ndërkohë kapiteni i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi e sheh ekipin e tij si favorit karshi Beroe-s: “Jemi favoritë, por dihet se Beroe ka skuadër të mirë, por nuk janë më të mirë se ne, duke pasur parasysh faktin se ata kanë vetëm një fitore dhe të gjitha ndeshjet i kanë humbur si mysafirë. Me një angazhim maksimal sikur me Mornar-in do ta mposhtim edhe Beroe-n që është një ekip që vrapon shumë, fizikisht janë të përgatitur, të shpejtë, mirëpo Prishtina e ka bankën rezervë më të fortë dhe mbrojtjen e kemi dukshëm më të mirë”.