Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina pësoi disfatë nga belgët e Belfius Mons-Hainaut

  • Sigal Prishtina pësoi disfatë nga belgët e Belfius Mons-Hainaut
7 Nëntor 2017

Sigal Prishtina ka pësuar disfatë në ndeshjen e pestë të Grupit G në FIBA Europe Cup.
Bardhekaltrit janë mposhtur të martën mbrëma nga skuadra belge Belfius Mons-Hainaut në shtëpi të vet në prani të rreth 2000 shikuesve në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Takimi ka përfunduar me rezultat 75:69 (21:24, 16:18, 22:19, 16:8) në favor të belgëve.
Sigal Prishtina ka udhëhequr prej fillimit të ndeshjes e deri në çerekun e tretë, atëherë kur lojën nën kontroll e morën mysafirët dhe kështu ia dolën që së pari të shkrijnë epërsinë e më pas edhe të udhëheqin në rezultat dhe në fund triumfuan me 6 pikë dallim.
Më i dalluari te Sigal Prishtina ishte Dardan Berisha me 33 pikë, 5 kërcime, 2 asistime e 2 topa të vjedhur, kurse te ekipi nga Belgjika më efikasi ishte Garlon Green me 20 pikë, 7 kërcime e 3 asistime.
Kjo ishte humbja e dytë radhazi e prishtinasve në FIBA Europe Cup, pas asaj nga klubi turk, Demir Insaat, me të cilën skuadër Sigal Prishtina do ta luaj ndeshjen vendimtare dhe sërish si nikoqire. Për kualifikim tutje në FIBA Europe Cup, bardhekaltrit duhet të mundin turqit, por në të njëjtën kohë Sigal Prishtina mund të kualifikohet edhe me humbje, por kjo varet edhe nga ndeshjet tjera që do të luhen në kuadër të Grupit G.


Grupi G
1. Sigal Prishtina 5 3 2 8
2.Belfius Mons-Hainaut 4 3 1 7
3. Demir Insaat 3 2 1 5
4. Khimik 4 0 4 4