Sigal Prishtina sot ka pësuar disfatë nga Beroe në Stara Zagora të Bullgarisë. Ndeshja e zhvilluar në kuadër të xhiros së parë të Grupit A në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL) ka përfunduar me rezultat 86:71.
Performanca e mirë dhe mbrojtja e fortë në cerekun e dytë ka qenë celësi i fitores për nikoqirët, andaj bardhekaltrit nuk patën shanse të bëjnë dicka më shumë në pjesën e dytë.
Shane Gibson ka shkëlqyer në radhët e skuadrës fituese me 23 pikë, 5 asistime e 3 kërcime, kurse lojë të mirë ka shfaqur edhe Stjepan Tesija me 17 pikë e 5 kërcime.
Te Prishtina më efikasit ishin Bojan Trajkovski me 22 pikë e 5 kërcime dhe Jabarie Hinds me 11 pikë.