Sigal Prishtina ka regjistruar humbje në ndeshjen e parë të kualifikimeve në Basketball Champions League nga ekipi bjellorus Tsmoki Minsk.
Ndeshja e luajtur sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet ka përfunduar me rezultat 50:57 (23:21, 3:15, 7:9, 17:12).
Më efikasi te bardhekaltrit ishte Fisnik Rugova me 8 pikë, e 8 kërcime, kurse te Tsmoki Minsk më i dalluari ishte Aliaksandr Semianiuk me 14 pikë e 9 kërcime.
Duhet theksuar se ndeshjen e kthimit në Minsk në kuadër të kualifikimeve në Basketball Champions League, Sigal Prishtina do ta luaj më 21 shtator.
Ky është edicioni debutues i bardhekaltërve në Basketball Champions League, njëherësh në garën më të fortë në nivel të klubeve që organizohet në kuadër të FIBA.