Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina sërish fituese e Kupës së Kosovës

  • Sigal Prishtina sërish fituese e Kupës së Kosovës
  • Sigal Prishtina sërish fituese e Kupës së Kosovës
  • Sigal Prishtina sërish fituese e Kupës së Kosovës
  • Sigal Prishtina sërish fituese e Kupës së Kosovës
  • Sigal Prishtina sërish fituese e Kupës së Kosovës
  • Sigal Prishtina sërish fituese e Kupës së Kosovës
19 Shkurt 2017

Sigal Prishtina e ka mposhtur Pejën me rezultat 77:66 në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës dhe kështu ka arritur që për herë të 12-të ta fitoj këtë trofe.

Prej fillimit të ndeshjes e deri në fund është zhvilluar një luftë e madhe në parket, ndërsa fituesi është përcaktuar vetëm në minutat e fundit të takimit.

Kupën kapitenit të skuadrës fituese, Edmond Azemit ia ka dorëzuar kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu.

Ndërkaq epiteti i MVP-së i ka takuar basketbollistit të Sigal Prishtinës, Drilon Hajrizi, të cilin çmim ia ndau drejtori i Trepçës, Ahmet Tmava.

Ndërkohë është shpallur edhe Pesëshja më e Mirë e Turneut, ku vend kanë zënë: Jabarie Hinds (Sigal Prishtina),   Robert Abramovich, Cameron Rundles (Peja), Drilon Hajrizi dhe Fuquan Edwin (Sigal Prishtina). Çmimet për Pesëshën më të Mirë i ka ndarë Valton Bilalli, anëtar i Bordit të FBK-së.

Medaljet e arta dhe të argjendta i kanë ndarë anëtarët e Bordit, Arben Fetahu, Leart Hoxha dhe Burim Koshi.

Organizatori i Turneut Final të Kupës së Kosovës, KB Trepça së bashku me FBK-në janë përkujdesur që me mirënjohje të nderojnë edhe zyrtarët e ndeshjes, pra gjyqtarët, Xhelal Mumini, Elion Obërtinca dhe Dardan Maxhuni, si dhe vëzhguesin Alban Lumi. Mirënjohjet i ndau Komesari i Garave dhe Instruktori Nacional i FBK-së, Faton Kurshumlija.  

Turneu Final i Kupës së Kosovës është zhvilluar më 17 dhe 19 shkurt në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku në gjysmëfinalet e 17 shkurtit, Sigal Prishtina e ka mposhtur Trepçën dhe Peja ishte skuadër më e mirë se Bashkimi. 

Në finalet e luajtura më 19 shkurt, dy ekipet nga Prishtina, Sigali (meshkujt) dhe Penti (femrat) kanë arritur të fitojnë trofeun e Kupës, duke i mposhtur pikërisht dy skuadrat nga Peja, Pejën dhe Penzën.