Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina shumë e fortë për Beroe-n

  • Sigal Prishtina shumë e fortë për Beroe-n
19 Janar 2016

Ashtu edhe sic është pritur Sigal Prishtina të martën mbrëma ka triumfuar kundër ekipit nga Stara Zagora e Bullgarisë, Beroe me rezultat 79:56 në kuadër të xhiros së fundit të Grupit A të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL). Prishtinasit dhe bullgarët ishin rivalë të barabartë vetëm në cerekun e parë, pasi në tre të tjerët bardhekaltrit e treguan fytyrën e tyre të vërtetë dhe kështu ia dolën të deklasojnë mysafirët në cdo aspekt të lojës.

Në cerekun e parë Beroe startoi mirë dhe këtë e tregon edhe rezultati 13:13 kur kishin kaluar pak më shumë se 5 minuta lojë dhe më pas kaloi edhe në epërsi karshi Prishtinës, por kjo ishte e tëra, pasi nikoqirët filluan dalëngadalë ta kapin ritmin e lojës dhe kështu në fund të dhjetëminutëshit të parë ata kishin tri pikë më shumë 22:19. Në cerekun e dytë Prishtina luajti mbrojtje të fortë, ndërsa edhe në sulm ishte dukshëm më efikase se skuadra kundërshtare, andaj edhe pjesa e parë e takimit përfundoi me 11 pikë (40:29) dallim në të mirë të nikoqirëve. Në çerekun e tretë prishtinasit shpërthyen me lojë superiore, duke deklasuar bullgarët në cdo aspekt të lojës. Me të njëjtin ritëm vendasit vazhduan edhe në dhjetëminutëshin e fundit dhe kështu ia dolën që ta përmbyllin gjithë ndeshjen me 23 pikë dallim.

Basketbollistët më të dalluar te ekipi fitues ishin Jason Washburn 21 pikë, Mohamed Abukar me 19 dhe Dardan Berisha me 17 sosh. Te skuadra humbëse më efikasi ishte Evrik Gary me 17 pikë.

Pas ndeshjes trajneri i Sigal Prishtinës,  Antonis Constantinides i ka përgëzuar lojtarët e tij për angazhimin maksimal në tri ndeshjet e fundit, prej kur edhe e ka marr timonin e ekipit bardhekaltër: “Luajtëm mirë ndaj Mornar-it para një jave, më pas e mposhtëm Vëllaznimin në garat vendore dhe sot triumfuam kundër Beroe-s. Për mua është shumë e rëndësishme që basketbollistët e mi pavarësisht lodhjes së madhe ata treguan karakter të fortë në këtë ndeshje. Kështu mund të veprojnë vetëm skuadrat e mëdha, sic është edhe Prishtina. Unë jam shumë i kënaqur me gjithë atë që e treguam në parket në duel me Beroe-n. Për mua po ashtu është e rëndësishme përkrahja e tifozëve të cilët nuk rreshtën për asnjë cast së përkrahuri ekipin e tyre të zemrës. Jam shumë optimist se do të vazhdojmë me këtë ritëm, e pse jo edhe më mirë në ndeshjet e radhës”.

Në anën tjetër trajneri i Beroe-s, Lyubomir Minchev e ka pranuar se Prishtina është skuadër shumë më e mirë se ekipi i tij: “Në pjesën e parë luajtëm mirë, por më pas Prishtina e mori lojën nën kontroll dhe nuk na lejoi që të luajmë lojën tonë. Kjo gjë bëri që edhe në fund prishtinasit të triumfojnë me plotë meritë”.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi e Prishtinës në BIBL pas triumfit të një jave më parë ndaj Mornar-it në Tivar të Malit të Zi me rezultat 86:75. Bardhekaltrit me katër fitore e dy humbje dhe me 10 pikë të grumbulluara janë në vendin e dytë në Grupin A, ndërsa Mornar-i është i pari me 11 pikë të tubuara.

Sigal Prishtina-Beroe 79:56 (22:19, 18:10, 29:9, 10:18) 

Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Shikues: rreth 1500.

Gjyqtarë: Z. Ruteshiq, M. Kalugjeroviq, Z. Mitrovski.

Sigal Prishtina: Washburn 21, Kemp 5, Berisha 17, Marinov 4, Abukar 19, Azemi, Peci 3, Jakupi, Warren 7, Mazreku, Morina 3, Hasani.

Beroe: Barnes 2, Nikolov 7, Gary 17, Galabov 3, Karamfilov 3, Todoroviq 4, Tenchev 14, Moore 4, Vaklinov 2, Radnev.