Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina shumë e fortë për Kozuv-in

  • Sigal Prishtina shumë e fortë për Kozuv-in
21 Tetor 2015

Sigal Prishtina ka triumfuar ndaj Kozuv-it nga Gjevgjelia e Maqedonisë, të cilën skuadër të mërkurën mbrëma e ka mposhtur me rezultat 88:60. Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së dytë të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL) të Grupit A.

Duelin e radhës Prishtina në BIBL do ta luaj më 19 nëntor si nikoqire kundër Mornar-it të Malit të Zi, kurse Kozuv-i e pret Beroe-n më 10 nëntor.

Kampionët në fuqi të Ligës Ballkanike e kanë nisur furishëm takimin, por shumë shpejt janë kundërpërgjigjur basketbollistët e Kozuv-it dhe kështu në çerekun e dytë ndeshja balancohet, kurse skuadrat shkuan në pushim me rezultat 39:34 në të mirë të vendasve. Në pjesën e dytë Prishtina startoi ngjashëm si në të parën, por që kësaj radhe nuk e lejoi Kozuv-in t’i afrohet dhe dalëngadalë e thelloi epërsinë për të përmbyllur gjithë duelin me 28 pikë dallim, që është edhe rezultat real i gjithë asaj që patëm rast të shohim në parket nga të dyja ekipet.

 

Marjan Ilievski, trajner i Prishtinës: “E nisëm mirë takimin ndaj Kozuv-it, më pas kundërshtari na u afrua në rezultat, pasi ne ia lejuam një gjë të tillë me gabimet tona. Megjithatë kur përfundoi pjesa e parë shkuam në zhveshtore dhe u morëm vesh se si t’i përmirësojmë gabimet, gjë që edhe e bëmë në pjesën e dytë dhe kështu në fund triumfuam me rezultat të thellë. Unë jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të mi, sepse ata e bënë një punë të mirë, por ajo që më gëzon është se kemi filluar të hyjmë në lojën tonë, e kjo është shumë e rëndësishme para sfidave që na presin”, ka deklaruar Ilievski.

Boban Mitev, trajner i Kozuv-it: “E nisëm keq ndeshjen, më pas bëmë kthesë në rezultat, por në vazhdim nuk ia dolëm të ndalim Dardan Berishën dhe trepikëshat e tij, gjë që na kushtoi. Në ato momente edhe e humbëm ndeshjen, andaj në çerekun e fundit unë vendosa të inkuadroj në lojë lojtarët e rinj, pasi gjithçka mori fund në dhjetëminutëshin e tretë. Sidoqoftë Prishtina luajti mirë dhe me meritë fitoi. Bëhet fjalë për një skuadër cilësore, kampione në fuqi e kësaj lige, andaj edhe të luash kundër tyre është gjithnjë vështirë”, është shprehur Mitev.

Më të dalluarit te nikoqirët ishin Stanimir Marinov me 18 pikë, Alhaji Mohammed me 14 dhe Dardan Berisha me 12 pikë. Në anën tjetër te mysafirët më efikasit ishin Brandon Penn me 25 pikë e 5 kërcime dhe Ratko Varda me 10 pikë.

 

Sigal Prishtina-Kozuv 88:60 (17:18, 22:16, 26:9, 23:17)

Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Shikues: rreth 1500.

Gjyqtarë: V. Velikov, O.Jokiq, V. Sundiq.

Sigal Prishtina: Kaçaniku 2, Çekovski 11, Marinov 18, Abukar 12, K. El-Amin 5, Azemi 2, Berisha 12, Mohammed 14, Sinani 2, Mazreku 2, Morina 8, Hasani.

Kozuv: Penn 25, Brchkov 5, Sterjov, Glavchev 4, Neshoviq 6, Delev 1, Apostolov, Naçevski 2, Jovanov, Delipetrov 4, Varda 10, Sokolov 3.