Sot, Sigal Prishtina do të debutoj në Basketball Champions League, në garën më të fortë në nivel të klubeve që organizohet në kuadër të FIBA-s.
Njëherësh ky është edicioni i dytë i Basketball Champions League, ndërsa i pari për një skuadër kosovare, kampionen në fuqi të Kosovës, Sigal Prishtinën.
Bardhekaltrit i kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura si në aspektin organizativ, ashtu edhe në atë profesional për fazën parakualifikuese të Basketball Champions League.
Ndeshja do të zhvillohet sot me fillim nga ora 18:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ndërsa ekipi nga Bjellorusia tashmë ka ateruar në kryeqytet.
Trajneri i mirënjohur turk, i cili sivjet është rikthyer te Sigal Prishtina, Ahmet Kandemir para ballafaqimit me bjellorusët është shprehur optimist së pari për ndeshjen e sotme, e më pas edhe për fazën parakualifikuese në përgjithësi, duke premtuar se do të udhëheq me sukses skuadrën bardhekaltër deri te edicioni i rregullt i Basketball Champions League.