Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina të martën mysafire e Teodo-s

  • Sigal Prishtina të martën mysafire e Teodo-s
19 Dhjetor 2016

Sigal Prishtina të martën me fillim nga ora 19:00 është mysafire e Teodo-s në Tivat të Malit të Zi në kuadër të Grupit A në Ligën Ballkanike (BIBL).

Në fakt, kjo është ndeshje e mbetur e xhiros së dytë në Grupin A, por që do të luhet tani, pasi skuadra bardhekaltër në muajin tetor kur është dashur edhe të zhvillohet ky takim ka qenë e angazhuar në garat e FIBA Europe Cup.

Sigal Prishtina javë më parë e ka mposhtur Teodo-n në kryeqytet në një ndeshje mjaft dramatike me rezultat 98:93, andaj edhe dueli që do të luhet nesër pritet të sjell rivalitet dhe basketboll cilësor në parket.

Skuadra kampione në fuqi e Ligës Ballkanike nga 5 ndeshje të luajtura në Grupin A, ka regjistruar 3 humbje e 2 fitore, me vetëm 7 pikë të grumbulluara, duke zënë kështu pozitën e fundit (gjashtë), por që ka ende ndeshje për të luajtur deri në përmbyllje të fazës së parë të BIBL-it.

Në anën tjetër Teodo nga 7 takime ka bilanc prej 4 humbje e 3 fitore me 10 pikë të tubuara, që e kanë renditur në pozitën e katërt në grup.

Krahas Sigal Prishtinës deri në fund të këtij viti edhe Peja do të luaj ndeshjet e mbetura të fazës së parë në kuadër të Grupit B, ku së pari të mërkurën është mysafire e Sutjeska-s në Nikshiq të Malit të Zi dhe më pas më 28 dhjetor në “Karagaçi” e pret ekipin nga Kavadarci i Maqedonisë, Feni Industries.