Sigal Prishtina të mërkurën do ta luaj ndeshjen e xhiros së tretë në Grupin H në FIBA Europe Cup.
Skuadra bardhekaltër është mysafire e ekipit rus Enisey, në ndeshjen që do të zhvillohet në qytetin me të njëjtin emër me fillim nga ora 13:10.
Klubi rus në dy ndeshjet e para në kuadër të grupit në FIBA Europe Cup ka shënuar fitore, duke e mposhtur ekipin turk Demir Insaat dhe atë bullgar, Rilski Sportist.
Në anën tjetër Sigal Prishtina në dy takimet e para ka regjistruar humbje në përballje me Demir Insaat dhe Rilski Sportist.
Mirëpo në javën e kaluar kryeqytetasit kanë bërë ndryshime si në shtabin teknik ashtu edhe në përbërjen e lojtarëve, andaj bardhekaltrit shpresojnë se nga ndeshje e radhës do të fillojnë me rezultatet pozitive si në arënën ndërkombëtare, ashtu edhe në atë vendore.