Basketbollistët e Sigal Prishtinës kanë shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të play-offit në IP Superligën e Kosovës në basketboll.
Takimi i luajtur në fundjavë në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në kryeqytet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagel Yllit ka përfunduar me shifrat 80:75.
Kapiteni Edmond Azemi dhe Granit Rugova ishin më efikasit te bardhekaltrit me nga 19 pikë, ndërsa Fisnik Rugova e Alban Veseli i shtuan nga 14 sosh.
Me nga 19 pikë ndeshjen e përfunduan edhe Michael Harmon dhe Alexis Wangmene te Golden Eagle Ylli, ndërsa Artin Gashi i shënoi 16 pikë.
Ndeshja e tretë gjysmëfinale e play-offit ndërmjet këtyre skuadrave do të zhvillohet në mesjavë në Therandë.