Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina triumfoi ndaj Kerasan Prishtinës, sot janë në program dy ndeshje mjaft interesante

  • Sigal Prishtina triumfoi ndaj Kerasan Prishtinës, sot janë në program dy ndeshje mjaft interesante
24 Mars 2018

Sigal Prishtina të premten mbrëma ka shënuar fitore në përballje me Kerasan Prishtinën me rezultat 114:88 (20:25, 33:23, 35:14, 26:26) në kuadër të xhiros së XXIV të IP Superligës së Kosovës në basketboll.

Më të dalluarit te skuadra bardhekaltër ishin Filip Bundoviq me 30 pikë, 18 kërcime e 4 asistime, Rinor Peci me 23 pikë, 8 kërcime e 6 asistime, Alban Veseli me 19 pikë, 7 kërcime e 5 asistime dhe Valon Bunjaku me 17 pikë, 8 kërcime e 7 asistime.

Te Kerasan Prishtina më efikasit ishin Kujtim Ujkani me 18 pikë, 10 kërcime e 4 asistime, Rinor Ahmeti me 13 pikë, 4 kërcime e 3 asistime dhe Kreshnik Muçolli me 12 pikë e 3 kërcime. 

Ndërkaq sot në program janë dy ndeshje të tjera mjaft interesante ku Golden Eagle Ylli e pret Trepçën (19:00) dhe Bashkimi është nikoqir i  Rahovecit (19:30). Në të dyja këto ndeshje pritet rivalitet i madh dhe varësisht nga rezultatet, skuadrat do të jenë më afër kuptimit se nga cilat pozita do të startojnë në “play-off” apo edhe a do të hyjnë në “play-off”.

Të dielën në Pejë është takimi i fundit i kësaj xhiroje, ai në mes Pejës dhe Boreas që do të luhet në “Karagaçi” duke filluar nga ora 17:30. Të dyja ekipit pritet të japin maksimumin për të shënuar fitore, e cila edhe do t’i jepte shpresë për t’i ikur “play-out”-it.